Borrell, Fajon e Radman flasin për Kosovën në prag të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së
Përfaqësuesi i Lartë për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur për media para takimit me ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të BE-së, të cilët mblidhen në Strasburg të Francës për të komentuar, pos tjerash, edhe situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.
“Çështja e tretë është situata në Kosovë e cila është një çështje e lartë në agjendë në ditët e fundit”, ri-konfirmoj Borrell para gazetarëve agjendën.
Para mediave u ndal edhe Tanja Fajon, ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.
“Do të flasim edhe për situatën në mes Kosovës dhe Serbisë. Është e nevojshme që të ketë de-eskalim të situatës, ulje të tensioneve dhe siguri për qytetarët”, pohoi Fajon.
Kurse, krye-diplomati kroat, Gordan Grliç Radman, vuri theksin te kapja e tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë.
“Jemi të shqetësuar për situatën dhe zhvillimet në Kosovë”, pohoi ai duke shtuar se “arrestimi i policëve të Kosovës nga Serbia është burim i shqetësimi” dhe se “ata duhet të lirohen pa asnjë kusht apo vonesë”.
Radman kërkoi që edhe Kosova edhe Serbia të rikthehen në procesin e bisedimeve, si zgjidhja e vetme e situatës atje.
“Duam që të dy palët të deeskalojnë dhe t’i kthehemi tavolinës së bisedimeve”, deklaroi kroati.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dejona Mihali intervistohet nga Specialja, në lidhje me rastin e Nagip Krasniqit
-
Rrjepaj në Komision: S’jam në dijeni të memos së Manastirliut, nuk e di nëse i është kthyer përgjigje
-
Rusia e kishte parashikuar inkursionin e Kurskut muaj më parë, tregojnë dokumentet
-
Intervistimi i Mihalit nga Specialja – Haradinaj: Rrethi i Mafisë Energjetike po ngushtohet