I vetmi deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher R.Hill dhe shefin e misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Braathu me të cilët ka diskutuar për pozitën e vështirë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Takimin e ka bërë të ditur Kamberi, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Drekë pune me dy miqt e mëdhenjë të Luginës së Preshevës, Ambasadorin e SHBA-ve 🇺🇸, SH.T. z. Christopher R. Hill dhe shefin e Misionit të OSBE në Serbi, SH.T. z. Jan Braathu. Pozita e vështirë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe neglizhenca e gjatë që kërkon masa urgjente të domosdoshme, ishin temat tona të përbashkëta gjatë këtij takimi”.
Kamberi, ka falënderuar ambasadorët edhe për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në drejtim të avancimit të të drejtave të pakicave në vend.
Përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi kanë kërkuar vazhdimisht që të ketë reciprocitet të të drejtave edhe për ta sikurse serbët që jetojnë në Kosovë, të cilët kanë shprehur pakënaqësi me statusin e tyre në përgjithësi e posaçërisht në Novi Pazar, Tutin e Sjenicë në Sanxhak si dhe në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Një kërkesë të njëjtë e kanë pasur edhe kongresistët Jim Himes dhe Ritchie Torres, të cilët i kanë dërguar letër zyrtare Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku kanë kërkuar që të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë, respektivisht në Luginën e Preshevës, të trajtohen në mënyrë reciproke me ato të minoritetit serb në Kosovë.
Ndryshe, një delegacion nga Lugina e Preshevës më 27 shkurt filluan vizitën e tyre në Shtetet e Bashkuara, ku për herë të parë patën mundësinë që t’i drejtohen Senatit të SHBA-ve dhe të raportojnë për situatën në Luginë të Preshevës, shqiptarët dhe pozitën e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi