Kosova

Carl Bildt: Tensionet në Veri janë vetëm në interesin e Vuçiç-it


Carl Bildt

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Veri duke shkruar në Twitter se tensionet në këtë pjesë të Kosovës shkojnë vetëm në favor të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Është Aleksandër Vuçiç ai që ka interes nga provokimi i situatës në Veri në mënyrë që të largojë vëmendjen nga zhvillimet e brendshme në Serbi”, ka shkruar Bildt, duke shtuar se “cilado që është prapavija, situata në Kosovë po përkeqësohet – sërish”.

Bildt është vetëm një nga diplomatët e shumtë që kanë reaguar pas operacionit të policisë për t’i vendosur kryetarët e rinj të Komunave Veriore në zyrat që mbaheshin nga strukturat paralel.

Senatori amerikan: Kurti ta ndalojë këtë provokim të qëllimshëm menjëherë

 

Bildt ka qenë ndërmjetës gjatë luftërave në Jugosllavi, ai kishte shërbyer si i Dërguar Special i Bashkimit Evropian në vitin 1995, bashkë-udhëheqës në Konferencën e Paqes së Dejtonit dhe Përfaqësues i Lartë për Bosnjën dhe Hercegovinën.

Ai më pas ishte edhe i Dërguar Special në Ballkan nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Qeveria, pa pajtimin amerikan, e vendosur t’i kthejë objektet komunale në Veri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore