Gjysma e të rriturve në Britaninë e Madhe kanë marrë tashmë minimalisht dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Kjo e bën vendin ishullor të parin në botë, me një ekonomi kaq të madhe, i cili arrin këtë pikë kilometrike të luftës kundër virusit vdekjeprurës.
Këtë e raportoi ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock. Britania e arriti këtë shifër duke vaksinuar mbi 660 mijë njerëz vetëm të premten. Ky rezultat, edhe falë dozave të dhëna nga AstraZeneca.
Gjithsesi, anglezët mbeten të katërtit në botë për nga përqindja e popullsisë së vaksinuar. Të parët renditen izraelitët. Ata ndiqen nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kili.
Investitorë të shumtë po vëzhgojnë gjithashtu situatën në këto katër vende për të parë rimëkëmbjen ekonomike të këtyre vendeve. Bizneset e ndryshme po ndryshojnë qasjet në vendet ku operojnë. Mundësi të tjera dhe zgjerim në vende me risk më të ulët nga Covid-i po shihen si zgjidhje.
Plani i qeverisë britanike është që të vaksinojë çdo person mbi 50 vjeç brenda prillit. Gjatë kësaj periudhe, pritet të ketë edhe lehtësim të masave ndaj coronavirusit.
Nga ana tjetër, SHBA-ja ka injektuar me të paktën një dozë mbi 20% të popullsisë. Mbi 90% e Bashkimit Evropian ndërkohë mbetet e pa vaksinuar.
BE-ja ka filluar të ketë shqetësime edhe për sa i përket një vale të tretë të mundshme, e cila pritet të godasë disa vende evropiane. Pikërisht për këtë shkak, disa vende po shtrëngojnë masat sërish dhe po rikthejnë karantina të pjesshme.
Një shqetësim tjetër i Evropës është vaksina e AstraZeneca-s. 13 vende e kanë pezulluar atë përkohësisht duke shkaktuar ngërç në procesin e vaksinimit.
Agjencia Evropiane e Barnave nga ana tjetër, ka garantuar se ajo është e efektshme dhe mund të përdoret.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel