“Maratona” Leao – Milan ka përfunduar.
Raportoht se portugezi ka rinovuar kontratën me kuqezinjtë.
Kështu bënë të ditur “La Gazzetta dello Sport”, sipas të cilëve Rafael Leao ka nënshkruar kontratë me kuqezinjtë deri në verën e vitit 2028.
Sipas mediumit të lartcekur, Leao do të përfitojë një pagë prej 7 milionë euro në sezon plus dy të tjera në formë të bonuseve.
Kjo kontratë e shumëpërfolur kishte ngecur për shkak të një pagese që skuadra e Lille i detyrohej Sporting Lisbonës.
Leao, finalmente il rinnovo! Rafa si lega al Milan fino al 2028. Di @carlolaudisa https://t.co/LEqG4cHJMs
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) May 10, 2023
Raporti pretendon se Leao ka vendosur një marrëveshje të re pasi Sporting Lisbona mori 22 milionë euro nga Lille.
Kjo ishte tarifa që i detyrohej palës portugeze pasi Leao u largua nga klubi duke ndërprerë kontratën e tij në vitin 2018 pa pëlqimin e klubit.
“La Gazzetta dello Sport” shkruan se kjo pagesë është bërë në mëngjesin e sotëm dhe kështu ylli portugez dhe Milan-i do ta vazhdojnë rrugëtimin së bashku edhe për pesë vitet e ardhshme.
Kujtojmë që 23-vjeçari ka qenë futbollisti kryesor i kuqezinjve në dy vitet e fundit, madje në triumfin e titullit kampion në sezonin e kaluar, ai ishte më meritori duke u shpallur në fund lojtari më i mirë në Serie A.
Ha firmato! Rafael #Leao si lega al #Milan sino al 2028 con un contratto da € 7 mio netti a stagione + € 2 mio di buonentrata. In mattinata il #Lilla ha chiuso la vertenza con lo #SportingLisbona. Un accordo inseguito da oltre un anno. #Calciomercato #transfers @Gazzetta_it
— Carlo Laudisa (@carlolaudisa) May 10, 2023
Pas kësaj, te Milan-i erdhën oferta prej 100 milionë eurosh në drejtim të “Djallit” për ta shitur lojtarin e tyre, por ata rezistuan.
Edhe këtë sezon, portugezi ka pasur paraqitje të mira, duke shënuar 13 gola e duke dhuruar po aq asistime në 42 ndeshje në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, ai pritet të jetë një mungesë e madhe në ndeshjen e sotme (e mërkure), ku ekipi i tij do të përballet me Inter-in në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Rafael Leao deri më tani ka luajtur në 159 ndeshje në të gjitha garat me fanellën kuqezi, prej të cilave ka shënuar 40 gola dhe ka dhuruar 34 asistime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel