Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, mëngjesin e së premtes, ku çështjet e trajtuara në bisedë pritet ende të zbulohen nga autoritetet.
Vizita e parë për këtë vit kalendarik mes krerëve qeveritarë dhe shtetërore ishte më 6 janar.
Kohë kur kryeministri Rama e informonte kreun e shtetit për një sërë çështjesh kryesore qeveritare.
Konkretisht për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet diplomatike.
Takimi asokohe zgjati më shumë se një orë.
Sa i takon mbledhjes së Këshilli të Sigurisë Kombëtare, mbledhja e fundit e tij ka qenë në muajin tetor të vitit të kaluar për çështjen e sigurisë kibernetike.
Kjo pasi vendi pësoi një sërë sulmesh që iu atribuan Republikës Islamike të Iranit.
Ndërsa përsa i përket ndryshimit të ambasadorëve, Albanian Post muaj më parë realizoi një shqyrtim të jetëgjatësisë së diplomatëve tej afateve (Për më shumë lexoni këtu).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Mazhoranca miraton projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë
-
Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi