Deputetja gjermane: Propozimi përmirëson në mënyrë të qëndrueshme marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë
Pranimi i propozimit evropian, i cili bazohet në një iniciativë gjermano-franceze, sipas deputetes gjermane, Anna Luhrmann, do të përmirësonte rrënjësisht dhe në mënyrë të qëndrueshme marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Progresi drejt një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, sipas Luhrmann, është më urgjentë se kurrë, prandaj propozimi në fjalë është një mundësi unike si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën.
“Mund të nxisë procesin e normalizimit në interes të qytetarëve. Propozimi do të largonte pengesat në rrugën drejt integrimit të mëtejshëm në BE dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Luhrmann fillimisht për portalin e lajmeve European Western Ballkans.
Sipas saj të gjithë shtetet anëtare të BE-së shpresojnë që Kosova dhe Serbia do ta shfrytëzojnë këtë shans historik dhe unik.
“Evropa po e përqafon rajonin si kurrë më parë: krahët tanë janë të hapur, por ne kemi nevojë që të dyja palët të veprojnë në mënyrë konstruktive”, ka shtuar ajo.
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të takohen me Josep Borrell në Bruksel me 27 shkurt me idenë e një pajtimi të përbashkët në parim për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë të mbështetur në Propozimin franko-gjerman (evropian).
Nëntë ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Albanian Post sërish kupton nga burime diplomatike se një pajtim për nënshkrim tashmë është dhënë nga të dyja palët.
Nëse gjithçka shkon sipas planit të rënë dakord, pas takimit të 27 shkurtit palët dalin me njoftimin se ka pajtim, edhe pse nënshkrimi zyrtar nuk bëhet atë ditë.
Kjo do ruhet për një moment tjetër, më ceremonial, dhe do marrë vëmendjen e nevojshme diplomatike e mediale të botës perëndimore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi