Kosova

Gjashtë të vdekur dhe 565 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) në raportin e tij për 24 orët e fundit ka njoftuar se në Republikën e Kosovës si pasojë e infektimit me koronavirus, kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa janë regjistruar edhe 565 raste të reja me COVID-19.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, laboratorët privat me metodën RT-PCR, përfshirë këtu edhe laboratorët publik edhe ato private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3,444 mostra të marra nga SHSKUK, prej të cilëve rezultojnë 565 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (64, 64 vjeç), Dragash 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç). “ thuhet në njoftim për medie.

Gjithashtu, IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 304 pacientë duke arritur kështu numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot në gjithsej 64,666. Kurse numri i rasteve aktive është 10,885.

Numri total i rasteve pozitive është 77.253 raste nga 354.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.702 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 231 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 35 raste, Gjakovë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjilan 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Vushtrri 20 raste, Kamenicë 18 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 12 raste, Viti 10 raste, Prizren 9 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 8 raste, Skenderaj 8 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 5 raste, Graçanicë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit dhe Shtërpcë” thuhet më tej në njoftim.

Të shtunën e 13 marsit, tetë persona kanë humbur betejën me koronavirus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore