Kosova

Tetë persona vdesin dhe 578 të tjerë infektohen me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) në raportin e tij për 24 orët e fundit ka njoftuar se në Republikën e Kosovës si pasojë e infektimit me koronavirus, kanë humbur jetën tetë persona, ndërsa janë regjistruar edhe 578 raste të reja me COVID-19.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, laboratorët privat me metodën RT-PCR, përfshirë këtu edhe laboratorët publik edhe ato private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3,142 mostra të marra nga SHSKUK, prej të cilëve rezultojnë 578 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (92, 84 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (74 vjeç), Viti 1 rast (64 vjeç), Vushtrri 1 rast (67 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 76,688 raste nga 351,523 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,696 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin për medie.

Gjithashtu, IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 470 pacientë duke arritur kështu numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot në gjithsej 64,362. Kurse numri i rasteve aktive është 10,630.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 173 raste, Gjilan 53 raste, Fushë-Kosovë 39 raste, Lipjan 32 raste, Gjakovë 31 raste, Vushtrri 31 raste, Mitrovicë 30 raste, Pejë 29 raste, Prizren 28 raste, Podujevë 24 raste, Kamenicë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Deçan 9 raste, Suharekë 9 raste, Drenas 8 raste, Shtime 7 raste, Istog 6 raste, Dragash 5 raste, Malishevë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste dhe Novobërdë 2 raste”, thuhet më tej në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore