Sport

120 minuta nuk mjaftojnë, Juventus-i eleminohet nga Liga e Kampionëve


Porto është ekipi i dytë pas Borussia Dortmund-it që kualifikohet më tej në Ligën e Kampionëve, në tetë ekipet më të mira.

Portugezët u kualifikuan pas 120 minutave lojë në Torino.

Golin e parë të takimit e shënuan miqtë, në të 19 minutë, Sergio Oliveira shënoi nga pika e bardhë e 11m.

Federico Chiesa do të përmbyste gjithcka në pjesën e dytë të takimit. Fillimisht në të 49 minutë, pas asisiti të Cristiano Ronaldo-s dhe golin e dytë në të 63 minutë, pas asisitit të Juan Cuadrado-s.

Për shkak se takimi i parë në Portugali, përfundoi me shifrat e njëjta, 2-1 për vendasit (Porto), takimi i të martës mbrëma shkoi në shtesë.

Sergio Oliveira shënoi për 2-2 në të 115 minutë, pasi ekzekutoi saktë një goditje dënimi. Golit të tij u përgjigjë, Adrien Rabiot-i, por bardhezinjtë ishin të pafuqishëm për të shënuar golin e kualifikimit.

Pas 120 minutave lojë, takimi përfundoi në shifrat 3-2 për Juventus-in, por rregulli i golit në fushën kundërshtare i nxori jashtë kompeticionit bardhezinjtë.

Për të dytin vit radhazi Juventus-i eleminohet në këtë fazë, pasi sezonin e kaluar u eleminua nga Lyon-i.

Lojtari më i mirë i takimit ishte, Cuadrado i vlerësuar me notën 9.8 nga Sofascore. Më i dobëti në fushë ishte sulmuesi i Porto-s, Mehdi Taremi, i cili la ekipin me 10 lojtarë në të 54 minutë, pas kartonin të dytë të verdhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore