Kosova

Sulmohet një ekip i gazetarëve në Veri


Mitrovica e Veriut.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka dënuar sulmin ndaj një ekipi të gazetarëve të mediumit Kallxo.com në veri të Mitrovicës, të premten.

Përmes një komunikate për media, ekipi i këtij mediumi është sulmuar nga një grup i maskuar i serbëve, “në afërsi të Shkollës Teknike”.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes të një ekipi të Kallxo.com në veri të Mitrovicës”.

“Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të Shkollës Teknike”, thuhet në komunikatë.

AGK ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit.

Në orën e 23-të të së enjtes, vetëm 60 minuta para mesnate, derisa një veturë e Policisë së Kosovës po patrullonte nëpër fshatin Serbovc, në Komunën e Zveçanit, u sulmuan nga një grup personash të armatosur dhe me maska.

Vetura u dëmtua shumë dhe një polic u plagos.

Në njoftimin e policisë në orën e parë të së premtes, thuhej se “njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata”.

Armët u shkrepën nga një automjet i tipit AUDI, ngjyrë hiri, me targa ilegale “KM”.

Njoftimi tregonte se një polic ishte plagosur, por pa detaje të tjera.

Albanian Post ka mësuar nga burimet brenda Policisë së Kosovës, se polici i plagosur i takon grupit të Njësisë për Reagimin e Shpejtë.

Nga të njëjtat burime po ashtu bëhet e ditur për AP se plagosja ka ndodhur në krahë.

Më pas, nga xhami i dërrmuara nga breshëria, copëza të vogla kanë goditur edhe në kokë policin, më saktësisht në pjesën e veshëve.

Detaje ekskluzive – Si u plagos polici i Kosovës në Veri?

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore