Kosova

EULEX flet për Albanian Post rreth situatës së fundit në Veri


EULEX Kosova

Gjatë ditës është njoftuar për një incident në Veri të Kosovës, kur qytetarët serbë ua pamundësuan zyrtarëve të Komisionit zgjedhor komunal qasjen në zyrat e tyre në Veri të Kosovës, por nga EULEX-i thonë për Albanian Post se ata s’kanë qenë prezentë në kohën kur po thuhet se ka ndodhur një incident.

“Zyrtarët e njësive të EULEX-it nuk kanë qenë prezentë në ngjarje në momentin kur është raportuar se ka ndodhur incidenti”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për AP-në.

“Gjithsesi, njësitet e EULEX-it kanë vizituar lokacionin pasi është raportuar për incidentin dhe janë duke monitoruar zhvillimet në veri të Kosovës”, vazhdon përgjigja.

Mitrovica e Veriut.

Por, për informacione të tjera është sugjeruar të kontaktohet Policia e Kosovës.

Policia ka lëshuar një njoftim për media, të martën në mbrëmje.

Ata thonë se “në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë në vend dhe ndërmerr masa të nevojshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve”.

Gjithçka po ndodhë pasi presidentja e Kosovës ka shpallur zgjedhjet në komunat veriore, por partia më e madhe në atë pjesë, Lista Serbe, ka dalur kundër këtyre mbajtjes së tyre.

Zgjedhjet në Veri, policia dhe zyrtarët komunalë paraqitën në zyra

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore