Disa persona u përpoqën të vidhnin një mural të të artistit të grafitit Banksy nga muri i një ndërtese të shkatërruar nga lufta në Ukrainë.
Por, fatmirësisht ata nuk ia dolën duke u arrestuar nga Policia.
Sipas informacioneve, ata prenë një pjesë të dërrasës dhe suvasë që mbante veprën artistike të një gruaje me maskë gazi.
Policia i arrestoi në vend dhe piktura u mor nga autoritetet.
Grafiti ishte një nga disa vepra të krijuara nga artisti britanik në Ukrainë muajin e kaluar.
“Këto imazhe janë simbole të luftës sonë kundër armikut. Këto janë histori për mbështetjen dhe solidaritetin e gjithë botës së qytetëruar me Ukrainën”, tha guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba.
Ai siguroi se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të ruajtur këto vepra të artit të rrugës si një simbol të fitores.
Banksy në Kiev
Puna e artistit të njohur, por anonim britanik mund të shitet për miliona dollarë, duke e bërë atë një nga artistët më të famshëm të rrugës.
Ai konfirmoi se kishte pikturuar shtatë murale muajin e kaluar në të gjithë Kievin.
Artisti i kërkoi zonat e goditura nga luftimet e rënda që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt.
Arti kryesisht politik i Banksy-t, i dallueshëm për teknikën e tij të shabllonit, mund të gjendet në të gjithë botën, duke përfshirë disa zona konflikti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi