Në mungesë të pjesëmarrjes në Kupën e Botës, Italia e ka zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore, pas asaj me Shqipërinë në “Air Albania”.
Kampionët në fuqi të Evropës këtë radhë u mposhtën nga kombëtarja e Austrisë me rezultat 2:0.
Sfida u zhbllokua vetëm pas gjashtë minutave, kur futbollisti i Leipzig-ut, Xaver Schlager, e mposhti Gianluigi Donnarumma-n, pas asistimit nga Marko Arnautovic.
Gjatë pjesës së parë, italianët u përpoqën të rikthehen në lojë, por ata pësuan edhe njëherë tjetër.
Ishte mbrojtësi i Real Madrid-it, David Alaba, i cili realizoi një gol spektakolar, duke e mposhtur për herë të dytë portierin e Paris Saint-Germain.
Pjesa e parë përfundoi me epërsi prej dy golave të austriakëve, derisa në fraksionin e dytë Italia u mundua të kthehej në lojë.
Giacomo Raspadori dhe Federico Chiesa patën mundësi të mira, por rezultati në fund mbeti 2:0.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi