Lista Serbe nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 18 dhjetor në komunat veriore të Kosovës.
Kështu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook Lista Serbe.
“Duke marrë parasysh vendimin e Prishtinës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, dëshirojmë të informojmë opinionin se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe as qytetarët që mbështesin partinë tonë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa i ashtuquajtur drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, përmes një komunikate për shtyp, ka reaguar ndaj vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat veriore të vendit.
Sipas tij zgjedhjet në komunat veriore pa pjesëmarrjen e serbëve nuk kanë kuptim dhe si të tilla mund të quhen qysh tash të dështuara.
“Duke vendosur në mënyrë të njëanshme për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat serbe në Veri të Kosovës, Prishtina vazhdon të ushtrojë dhunë ligjore dhe institucionale ndaj serbëve, duke e shkelur të ndër të tjera edhe pikën e 11 të Marrëveshjes së Brukselit”, ka pretenduar Petkoviç.
Ndryshe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me përfaqësuesit e subjekteve politike, të hënën, ka bërë të ditur se kanë vendosur datën e zgjedhjeve për katër komunat në Veri.
Zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, të cilat janë pa kryetarë qysh nga 5 nëntori do të mbahen më 18 dhjetor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Abdixhiku: Kurti mashtroi, varfëroi dhe izoloi një popull të tërë
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel