Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mirëpritur homologun e tij azer, Ilham Aliyev, ku ka theksuar rëndësinë e madhe të projektit gazsjellës transadriatik TAP, duke treguar edhe mikpritjen që shteti shqiptar ka për hapjen e Ambasadës së Azerbajxhanit, për herë të parë në vend.
Kjo vizitë e parë e Aliyev, sipas Begajt, është tregues i qartë i marrëdhënieve në të cilat shtetet janë.
Ndaj, presidenti ka bindjen e plotë se takimi i Tiranës, do të japë shtysë edhe për bashkëpunime të tjera në të ardhmen, në kuadër të interesit të përbashkët të të dy vendeve.
“Vitin tjetër shënjojmë 30-vjetorin e raporteve mes vendeve tona. Ndaj, në 2023-shin, do të shihen mundësitë për të njohur dhe parë nga afër vendet”, shtoi ai.
Mbi projektin e madh TAP, synohet një bashkëpunim i ngushtë në fushat e energjisë dhe infrastrukturës, e po ashtu edhe në bujqësi e turizëm.
Kjo, duke parë edhe kohën në të cilën bota ndodhet, me krizat energjetike për shkak të luftës në Ukrainë.
Nga ana tjetër, edhe Aliyev e nënvizoi nevojën e bashkëpunimit të ngushtë, duke falënderuar gjithashtu Shqipërinë për mbështetjen që ka dhënë ndaj Baku-t në konfliktin e zonës Nagorno-Karabakh, mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
“E vlerësojmë gjithë mbështetjen që na keni dhënë për çështjen e Nagorno-Karabakh. Jam shumë mirënjohës”, përsiati Aliyev.
Gjithashtu ai tha se “ndaj pikëpamjen tuaj sa i takon fushave të ekonomisë dhe industrisë”.
Më tej, ai shtoi TAP-i mund të jetë thjesht gjeneza e bashkëpunimit mes vendeve, i cili mund të shtrihet edhe në fusha të tjera.
Ndërsa, në mbyllje, e ftoi Begajn për një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, për të zhvilluar raportet e forta që janë ndërtuar deri tani.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Mazhoranca miraton projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë
-
Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi