Kosova

Vuçiç pas takimit me Borrell: I bëra thirrje BE-së që ta shtojë trysninë te Kosova


Pas takimit që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që pati me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evorpia, Josep Borrell dhe të deleguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Paris, ka deklaruar se ka bërë thirrje institucioneve dhe vendeve anëtare të BE-së që të mbajnë një qëndrim të prerë ndaj Kosovës, që kjo e fundit të fillojë të përmbushë obligimet e saj përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas Vuçiç, BE-ja duke vepruar kështu, do të tregojë edhe në praktik një angazhim për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me Kosovën.

“Ne ramë dakord që është e nevojshme të ulen të gjitha tensionet dhe të zgjidhen problemet në mënyrë racionale, për të cilën Serbia gjithmonë insiston”, ka thënë Vuçiç.

Ndryshe gjatë ditës me Borrell u takua edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti në këtë takim ia ka kumtuar Borrellit se propozimi frank-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme duke insistuar kështu për njohjen reciproke në qendër.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për zhvillimet e fundit në Veri të vendit pas tërheqjes së komunitetit serb nga të gjitha institucionet e Kosovës, për të cilën kreu i ekzekutivit ritheksoi se kanë treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Takim trepalësh në Paris, Kurti e Vuçiç duhet patjetër të pajtohen për de-eskalim të Veriut

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore