Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çelësi i zgjidhjes së situatës në Ballkanin Perëndimor, ka thënë ligjëruesi dhe teoricieni politik në John Hopkins University, Sinisha Vukoviç.
“Kjo marrëveshje në fakt do të relaksojë marrëdhëniet në rajon, sepse retorika etno-nacionaliste do të bëhet e pakuptimtë dhe kështu ndoshta të njëjtët aktorë, veçanërisht në Beograd, do të dekurajohen që ta përdorin atë”, ka vlerësuar ai në një intervistë për “Antena M”.
Mirëpo, duke u nisur nga supozimi se do të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi, Vukoviç shpreh frikën se “do t’u jepte karburant shtesë atyre që në fakt gëzojnë rolin e viktimës për të forcuar qëndrimet dhe politikat e tyre anti-perëndimore”, pra mendimi se “Perëndimi në fakt tashmë ka ‘marrë’ diçka prej tyre”.
Vukoviç komentoi edhe nismën “Open Balkan”, për të cilën theksoi se “duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe plotësisht i harmonizuar me procesin e Berlinit”, duke shtuar se momentalisht është “teknikisht dhe politikisht, i pamundur”.
“Në kuadër të procesit të Berlinit”, argumenton ai, “u arrit një marrëveshje, për njohjen e diplomave dhe lëvizjen e lirë të njerëzve ndërmjet të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Sa i përket politikave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe tolerimit që ia bën Perëndimi, Vukoviç mendon se ky i fundit është hallka kryesore në të gjitha zgjidhjet në Ballkanin Perëndimor.
“Për të qenë më të saktë, amerikanët nuk duan t’ia lënë Vuçiç-in plotësisht Rusisë; do të thotë se ata nuk duan te heqin dorë publikisht; është më e vlefshme që ta mbajnë sadopak në orbitën e tyre sesa ta bëjnë Serbinë një Bjellorusi të re”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi