Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës deklaroi se nuk dinte asgjë për sulmin e dronëve rusë në Kiev, kur mbetën të vrarë pesë persona dhe u dëmtua infrastruktura.
Kështu u shpreh në një konferencë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Wang Wenbin.
“Nuk e di për çfarë po flisni”, tha ai në përgjigje të pyetjes së një gazetari për sulmin rus më 17 tetor.
Sipas tij, pozicioni i Kinës për çështjen e Ukrainës është konsistent dhe i qartë.
“Në rrethanat aktuale, të gjitha palët e interesuara duhet të tregojnë qetësi dhe përmbajtje, të inkurajojnë dhe mbështesin të gjitha përpjekjet diplomatike që kontribuojnë në zgjidhjen paqësore të krizës në Ukrainë, për de-përshkallëzimin e përbashkët të situatës”, shtoi zëdhënësi.
Bashkimi Evropian përgatiti më herët një dokument që rekomandon shtetet anëtare të forcojnë qëndrimin e tyre ndaj Kinës dhe ta konsiderojnë këtë vend si një konkurrent total me fusha të kufizuara të ndërveprimit potencial.
Javën e kaluar, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell mbajti një fjalim në të cilin tha se BE-ja ishte shumë e varur nga Rusia dhe Kina dhe se kjo duhet të ndryshojë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi