Në kuadër të 90-vjetorit të Palazzo Piacentini, selia e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (Mise) ka përfshirë edhe fotografinë e ish-diktatorit Benito Musolini në ekspozitën e një libri të titulluar “Italia Geniale”.
Bëhet fjalë për një godinë të inauguruar më 30 nëntor të vitit 1932.
Mes portreteve të galerisë së ministrave, gjendej edhe zyrtari i korporatave të vitit 1932, pikërisht ish-lideri fashist.
Kjo e fundit ka sjellë reagime të shumta në Itali dhe zemërim nga ana e sindikatave.
“Jam i informuar se fotografitë e të gjithë ministrave, përfshirë Musolin-in, do të ekspozohen në Mise. Në rast konfirmimi, kërkoj që të përjashtohem dhe të hiqet fotoja ime”.
Kështu reagoi në Twitter ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Pier Luigi Bersani.
“Fotografia e Musolini-t”, denoncon sindikata e majtë e punonjësve (CGIL), “paraqet një akt shumë të rëndë, aq dhe të mjerueshëm dhe kërkojmë që të merren masa të menjëhershme për heqjen e saj”.
Sipas tyre, një fakt shqetësues akoma më i rëndë është se e gjithë kjo duket se ka ndodhur në praninë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik Giorgetti dhe ish-presidentit të Senatit Casellati.
“Pikërisht një vit pas sulmit neofashist ndaj selisë së CGIL-it në Itali, ne nuk do të jemi të gatshëm të tolerojmë asnjë mundësi të ringjalljes së fenomeneve të lavdeve fashiste, pa hezituar të denoncojmë këdo që mund të kryejë krime të ngjashme, qoftë edhe një ministër republike”, përfundon reagimi i sindikatës së majtë.
Lajmi u bë i ditur fillimisht nga korrespondentja e LA7, Alessandra Sardoni.
Të premten e 14 tetorit, gazetarja tha se për herë të parë në një zonë të Ministrisë janë postuar fotot e të gjithë ministrave të industrisë.
“Për të shmangur polemikat dhe shfrytëzimin, fotografia e Musolini-t do të hiqet. Duhet mbajtur mend se portreti i Musolini-t është gjithashtu në Palazzo Chigi në galerinë e Presidentëve të Këshillit”, shkruan Ministria e Zhvillimit Ekonomik në një reagim zyrtar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel