Bizneset në Kosovë kanë rritur kërkesat për prodhim të energjisë me vet-konsum.
Kjo pasi kriza energjetike dhe fillimi i reduktimeve ka pasur ndikim të madh tek to.
Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Rregullatorit për Energji duke thënë se rreth 20 kërkesa për marrje të autorizimit për vet-konsum do të shqyrtohen në mbledhjen e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e cila do të mbahet të hënën, më 5 shtator.
Vetëkonsumimi i energjisë elektrike ndodh kur kompanitë konsumojnë energjinë e prodhuar nga instalimet e prodhimit që janë afër atyre konsumuese dhe ato lidhen me to, për shembull panele fotovoltaike ose mini gjeneratorë me erë.
Ndryshe, sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, situata aktuale në Kosovë është “krizë e prodhuar”.
Ai ka bërë të ditur se që nga fillimi i reduktime bizneset nga ndërprerja e energjisë kanë humbur rreth 40 milionë euro.
“Gjatë kësaj periudhe, në ekonominë e përgjithshme, vlerësohet se janë humbje rreth 40 milionë euro nga mungesa e energjisë, krizat e energjisë dhe mungesa e saj e vazhdueshme”, kishte deklaruar Shahini.
Madje shton se shpenzimet që aktualisht po bëjnë bizneset gjatë kësaj periudhe i rrezikojnë bizneset të mbyllen.
“Nuk kemi rezultate që ndonjë biznes është mbyllur nga kriza, por nëse kjo vazhdon bizneset mund të mbyllen sepse energjia është organi kryesor i ekonomisë dhe zhvillimit të saj, duke përfshirë këtu edhe energjinë elektrike, por edhe derivatet e naftës dhe benzinës”.
Kriza energjetike në Kosovë është shkaktuar për shkak të pamundësisë financiare së Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovës (KEDS) për të blerë energji nga jashtë.
Njoftimi për ndërprerjen e energjisë elektrike në periudha të ndryshme, është protestuar ashpër dhe masivisht nëpër rrjete sociale nga qytetarët, prandaj qeveria e ka trajtuar me urgjencë situatën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel