Kampionate

Cholo Simeone kërkon yllin e Lyon-it në Metropolitano


Atletico Madrid-i ka arritur të ruajë kryesimin e La Ligës, duke qëndruar mbi Real Madrid-in dhe Barcelona-n. Ndërkohë që Rojiblancos janë ende të përqëndruar te ndeshja e kthimit në Ligën e Kampionëve me Chelsea-n, Diego Simeone gjithashtu ka ne kokë mendime rreth merkatos.

Simeone tashmë po mendon për përforcimet që i duhen në merkaton e ardhshme dhe ka shpalosur dëshirat e tij të vjetra. Bruno Guimaraes-i është rikthyer në radarët e Atletico-s. Me këta të fundit që janë gati për të nisur bisedimet me Lyon-in, klub me të cilin luan Guimaraes-i.

Mesfushori brazilian është përshtatur mjaft mirë në futbollin europian pas mbërritjes nga klubi i Atletico Paranaense-s, në verën e kaluar. Më herët Los Colchoneros u tërhoq nga gara për lojtarin, pas kërkesave të larta ekonomike të klubit nga Rio de Janiero.

23-vjeçari mund të luaj si mesfushor qendre dhe si mesfushor shkateruës. Francezët e Lyon-it paguan 20 milionë euro për transferimin e lojtarit dhe Simeone-s do i duhet të paguajë më shumë tashmë për të marrë shërbimet e lojtarit, që e kërkon një pjesë e madhe e skuadrave europiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore