Manchester United ka pasur një fillim shumë të vështirë të sezonit pasi humbi në shtëpi kundër Brighton and Hove Albion.
Situata rreth Cristiano Ronaldo-s dhe nevoja e tyre për më shumë përforcime në tregun e transferimeve është një nga temat më të nxehta në futboll.
Një lojtar që mendon se mund të ndihmojë është ish-sulmuesi i United, Javier ‘Chicharito’ Hernandez. Meksikani aktualisht është duke luajtur në MLS për LA Galaxy.
Ai ka pranuar se do të luante falas nëse United do të vinte dhe do të thoshte se e duan atë në klub.
“Nëse je në moshën time dhe më kërkon United, do të thoja ‘po, do të luaj falas’”, tha ai në një konferencë për shtyp.
“Sigurisht që do ta bëja këtë, por dua të jem shumë i respektueshëm për LA Galaxy”.
“Mendja dhe bindjet e mia janë për të fituar një kampionat me LA Galaxy”, shtoi Chicarito.
Enjoyed speaking to LA Galaxy's Chicharito in Minneapolis ahead of the #MLSAllStar game. Thought he handled it well when I mentioned that former club #MUFC needed a striker.. pic.twitter.com/2tkAE024aZ
— Simon Peach (@SimonPeach) August 10, 2022
Hera e fundit që 34-vjeçari luajti në Evropë, ishte me skuadrën e La Liga Santander, Sevilla.
Megjithatë, ai kishte një ndikim të kufizuar, duke shënuar një herë në nëntë paraqitje.
Ai nënshkroi për Manchester United në vitin 2010 nga Guadalajara dhe luajti mbi 100 herë për skuadrën e Premier League, duke shënuar mbi 30 herë pa luajtur kurr si titullar në ekip.
Ai kaloi një vit në huazim te Real Madrid para se të nënshkruante për Bayer Leverkusen dhe më pas me Ëest Ham United.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel