Kosova

Qeveria kërkon ndihmë nga UNESCO, KiE dhe ICOM – Kosova do kthimin e artefakteve


Figurina

Qeveria e Kosovës, kryesisht përmes Ministrisë së Kulturës, ka filluar një ofensivë në kërkim të artefakteve të Kosovës, që pas lufte Serbia i vodhi dhe i dërgoi në Beograd.

Kërkesa e fundit është edhe kjo për kthimin e figurinës antropomorfe që i përket periudhës së vonë të neolitit (mijëvjeçari V – IV p.e.s.).

Figurina ishte gjetur në Fafos 2, në Mitrovicë.

Ministria ka shkruar në Twitter për 1247 artefaktet që Serbia vazhdon t’i mbajë ilegalisht.

Gjithashtu, është kërkuar ndihmë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara UNESCO, Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve dhe Këshilli i Evropës, për kthimin e kësaj pasurie të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Figurina

Kosova ka kërkuar po në Twitter edhe kthimin e instrumentit muzikor – Okarina, që është gjetur në fshatin Runik, komuna e Skenderajt.

Okarina

Një nga Okarinat më të famshme dhe më të vjetra në Evropë është gjetur në fshatin Runik në Kosovë. Përveç se ndër më të vjetrat në Evropë është edhe një ndër më të vjetrat në botë, pasi i takon kohës së neolitit, diku rreth 3000 deri 8000 vjet para erës sonë.

Është instrumenti më i hershëm i gjetur ndonjëherë në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore