Lajme

Vritet brenda zyrës së tij ministri domenikan


Ministri i Mjedisit dhe Resurseve Natyrore në Republikën Domenikane, Orlando Jorge Mera, u qëllua nga miku i tij i afërt Miguel Cruz, brenda zyrës ministrore, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Autoritetet vendore e kanë arrestuar menjëherë Cruzin, teksa detaje mbi aktin nuk u bënë të ditura.

Nga dëshmitë e para të punonjësve, u tha për gazetarës se kishin dëgjuar shtatë të shtëna me armë të ardhura nga brenda zyrës së Jorge-s.

Lajmin më pas e bëri me dije edhe presidenti domenikan, Luis Abinader.

“I shprehim ngushëllimet më të thella familjes”, theksoi ai, teksa raportonte përpara mediave mbi vrasjen e ministrit të kabinetit të tij.

Jorge vinte nga një familje shumë e fuqishme me sfond politik në Republikën Domenikane.

Ai ishte djali i ish-presidentit domenikan, Salvador Jorge Blanco dhe e motra e tij është po ashu zyrtare e lartë, në postin e zëvendësministres, në kabinetin e Abinader.

Në bazë të deklaratave të para familjare, u bë me dije po ashtu s vrasësi i Jorge-s, Cruz, kishte qenë shok me të që prej fëmijërisë.

“Ne e falim vrasësin e familjarit tonë. Dëshira dhe vullneti i tij, ishte të mos mbante mëri ndaj askujt në këtë botë”, u tha nga familja.

Mbi shkaqet e plota se pse ndodhi gjithçka, po punon Policia ndërkohë.

Teksa nga radhët e Ministrisë, të cilën Jorge e drejtonte, u lëshua një deklaratë për shtyp, ku shkruhej se “domenikanët duhet të bashkoheshin njëri me tjetrin, për të arritur paqen dhe bashkëjetesën harmonike, jo dhunën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore