Në Shëngjin, një pjesë e refugjatëve afganë të strehuar atje jane ngritur në protestë.
Kjo pasi një nga pesë organizatat që financon qëndrimin e tyre në Shqipëri, nuk ka paguar detyrimet e hotelit ku qëndrojnë që prej muajit janar të këtij viti.
Kështu që, afganët kërkojnë që të gjendet zgjidhje pasi kanë frikë se mund të ngelen mes katër rrugëve.
Bledar Shima, administratori i resortit ku janë të vendosur afganët, ka treguar se deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje.
“Kemi një problem financiar me një prej fondacioneve dhe po bashkëpunojmë të gjejmë një rrugë të përbashkët për kryerjen e pagesës”, ka thënë ai.
Sipas Shimës, nuk është marrë asnjë vendim për t’i nxjerrë forcërisht ose për t’i dëbuar nga resorti.
“Pagesat nuk janë kryer që nga janari. Po diskutohet pjesa e pagesës. Eshtë futur dhe qeveria në negociata”, ka vijuar.
Janë rreth 80 dhoma dhe 348 shtetas afganë, të cilët janë strehuar në resort, sipas administratorit.
Këta shtetas janë azilkërkues me mbrojtje të përkohshme nga qeveria shqiptare.
“Pa një vendim ata nuk mund t’i largojmë. As nuk mund t’u themi dilni dhe as t’i pengojmë”, ka shtuar Shima.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel