Kosova

Qeveria e Kosovës ndryshon listën e kandidatëve për Bord të OSHP-së


Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 76-të saj, e cila është zhvilluar në mënyrë elektronike, pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjendet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë vendim që ta ndryshojë listën e emrave të të propozuarve për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit.

Kështu bazuar në këtë vendim në vend të Arbnor Tmava është propozuar, Agon Ramadani, për anëtar të OSHP-së.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 06/67 të datës 9 mars 2022, me të cilin i janë propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për kryetar dhe katër katër anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit. Vendimi do të procedohet për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ndryshe mbi 300 milionë euro janë të bllokuara si pasojë e mos funksionimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, pasi për këtë institucion Kuvendi i Kosovës ende nuk i ka emëruar anëtarët e bordit.

Qëndrim Arifi, hulumtues i lartë nga Iniciativa për Progres, kishte thënë për Albanian Post se për këtë fajtore është politika pasi sipas tij, “Kuvendi dhe Qeveria në vazhdimësi kanë injoruar zgjedhjen e tyre si pasojë e interesave që në këtë bord të sjellin njerëz politikë dhe jo profesionist”.

Ndërkaq sipas Agon Hysajt, hulumtues në Institutin Demokratike të Kosovës, vonesa e krijimit të bordit të OShP-së shkakton probleme të mëdha pasi investimet kapitale e mallrat e shërbimet mbesin të bllokuara si rezultat i ankesave”.

“Tani më që procesi është kthyer në pikën zero, Qeveria duhet ta marrë shumë seriozisht këtë problem dhe të dërgojë sa më parë emrat e rinj në Kuvend”, pati thënë Hysaj për AP.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore