Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të premten e 29 prillit në thirrjen e kësaj Konventë ka deklaruar se për qëllim kanë nisjen e programit dhe politikbërjes së kësaj partie për temat madhore që e presin Kosovën.
“Arsyet e thirrjes së konventës për nisjen e programit tonë ideologjike e politikbërjes sonë. Në ditën e parë të punës ne do të diskutojmë për 6 shtylla programore. Do të flasim për të ardhshmen e të djathtës në Kosovë, për politikën e jashtme, për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, qeverisjen lokale dhe diasporën”, deklaroi Abdixhiku.
Gjatë fjalimit të tij, ai përmendi edhe ish-kreun e LDK-së, Ibrahim Rugova.
“Lidhja jonë me qytetarë është lidhje e domosdoshmërisë së fitores së madhe. Kjo lidhje e jona do të mbetet e së ardhmes së vet shtetit të Kosovës. LDK tashmë është në vitin e dytë ekzistencës së vet politike. Historia jonë është garancë e së ardhmes së shtetit tonë. Në krye të kësaj lidhje qëndron presidenti ynë Ibrahim Rugova”.
Ai bëri të ditur se fokusin e kanë në 28 fusha programore dhe do të përfshihen profesionistët më të mirë.
“Ne do të fokusohemi në 28 fusha tona programore dhe do të përfshihen profesionistët më të mirë. Konventa është mundësi jo vetëm e rigjenerimit por formë mobilizuese. Angazhimi ynë politik do të shtrihet në qytet e fshat”.
Edhe, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka folur për pjesën e parë të Konventës së kësaj partie, e cila do të mbahet për dy ditë më radhë.
“Sot po mbajmë Konventën e partisë ku po diskutojmë për tema të ndryshme dhe po vlerësojmë gjendjen ku është LDK-ja dhe Kosova. Paneli i parë ishte për temë të djathtës dhe diskutuam alternativat e saj. Ne u dakorduam me penalistë se LDK-ja e sotme është trashëgimtare e dinjitetshme”.
Ai tha se me panelistët e kësaj partie kanë diskutuar edhe gjendjen aktuale në Kosovë.
“Duhet ta ridefinojmë strukturën dhe programin. Bashkërisht do të punojmë me grupe ekspertesh”, tha Gashi.
“Zotëri Mustafa dhe Sejdiu janë njerëz të nderuar të LDK-së dhe kanë pasur ftesë të vijnë”, tha Gashi derisa u pyet për mungesën e tyre në këtë konventë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka organizuar konventën e saj programore: “Lidhja për të ardhmen”.
Në këtë konventë është hapur debati gjithëpërfshirës rreth vizionit, orientimeve themelore dhe platformës programore të LDK-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel