Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka reaguar ndaj Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që shpalli të kundërligjshëm vendimin e kësaj komune për caktimin e lokacionit të pronës për strehimin e qenve endacakë.
Sipas Zogaj, me vendimin e këtij dikaster po pengohet procesi i zgjidhjes së problemit për qentë endacakë.
“Përderisa ne po punojmë të gjejmë një zgjidhje afatgjate, për një ndër problemet më të mëdha të qytetarëve të Prishtinës, atë të qenve endacakë, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, jo vetëm që nuk po ndihmon asgjë në këtë drejtim, përkundrazi është duke na penguar në këtë proces”, ka shkruar Zogaj.
Ndër të tjera, MMPHI-ja ka konstatuar se vendimi për ndarjen e 10 hektarëve në Slivovë, nuk është i bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor.
Kërkesë tjetër e kësaj ministrie ka qenë që të shikohet lokacioni i planifikuar sipas dokumenteve të planifikimit hapësinor në fuqi.
“Vendimi të jetë i bazuar edhe në dokumentet e planifikimit hapësinor sipas Ligjit për planifikim hapësinor dhe dokumentet tjera që janë të parapara me këtë ligj”.
Ministria ka bërë thirrje që Komuna të harmonizojë vendimin me dispozitat ligjore në fuqi brenda 30 ditësh.
Të hënën e 11 prillit, një tjetër sulm i qenve ndaj qytetarëve ka ndodhur në Prishtinë, saktësisht në Rrugën C.
Për këtë ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se janë të vetëdijshëm për këtë problem.
“Me shqetësim pashë sot pamjet, ku një qytetare e Prishtinës sulmohet nga qentë endacakë! Ne jemi të vetëdijshëm për problemin shumë kompleks që kemi para vetes dhe në këtë drejtim kemi ndërmarrë disa veprime, si trajtimi i qenve endacakë përmes procesit KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho) dhe hapjes së 18 pikave të reja ushqyese”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, më 4 mars, Komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur se ka nisur procedurat e para për montimin e pikave ushqyese për qentë endacakë.
Kjo me qëllim për të menaxhuar qentë endacakë brenda territorit të komunës.
Në njoftimin për dhënie të kontratës, bëhet e ditur se komuna ka nënshkruar kontratën në vlerë prej 78 mijë euro për montimin dhe furnizimin e 18 pikave ushqyese për qentë endacakë.
Bazuar në të dhënat nga zyra e prokurimit, kontrata është negociuar pa publikim paraprak të njoftimit, derisa kohëzgjatja e saj është për 12 muaj.
Komuna e Prishtinës në fund të vitit 2020 ka nënshkruar kontratë me vlerë mbi 100 mijë eurove për ndërtimin e një strehimoreje për qentë endacak në fshatin Hajvali të Prishtinës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi