Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë takimit inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, themeluar nga Presidenca e Kosovës ka thënë se Kosova ka dy aspirate kryesore.
“Përcaktimi ynë është shumë i qartë. Sot demokracitë më të fuqishme të botës janë të organizuara në dy institucione shumë të rëndësishme që ne i aspirojmë, në Bashkimin Evropian, ku e kemi rrugën e qartë, rrugën e transformimit, si dhe në aleancën më të fuqishme ushtarake, NATO-n, ku synojmë të anëtarësohemi sa më shpejt”, tha Konjufca.
Kreu i Kuvendit, konsideron se demokracia nuk mund të qëndrojë vet, por nevojiten aleanca me demokracitë të tjera.
“Siç po e shohim edhe prej ngjarjeve të fundit në botë dhe invazionit të Rusisë mbi Ukrainën, se demokracia nuk mund të qëndrojë vet, por nevojiten aleanca me demokracitë e tjera, për sa kohë edhe në botë po e shohim se autokratët janë më të lidhur se kurrë me njëri-tjetrin”, tha Konjufca.
Gjatë këtij takimi të pranishmëve iu adresuan edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa një fjalë rasti e ka mbajtur edhe drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi.
Më 8 prill, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një bashkëbisedimi me gazetarën e “Politico Europe” Nekatria Stamuoli, në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit, në Greqi ka thënë se Kosova ka gjasë të hyjë në NATO më herët sesa në Bashkimin Evropian.
“Duam të hyjmë në NATO dhe BE, por është shumë e mundshme që për shkak të faktorëve të shumtë së pari do të hyjmë në NATO dhe pastaj në BE”.
“Jemi vend që kërkon njohje të reja në botë, por në veçanti në kontinentin evropian sepse kemi pesë shtete në BE dhe katër në NATO që s’na kanë njohur dhe shpresoj që edhe këto shtete do t’i bashkohen së shpejti shumicës së shteteve anëtare që është qenësore jo veç për gjeneratën tonë”, deklaroi Kurti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi