Shkarkimi i studjueses së inteligjencës artificiale, Margaret Mitchell, nga kompania e teknologjisë, Google, ka nxitur ndarjet mes kompanisë dhe Alphabet Inc e cila e ka në pronësi Google-in, lidhur me lirinë akademike dhe diversitetin.
Agjensia e lajmeve, Reuters, shkruan se Google-i ka deklaruar se shkarkimi i Mitchell-it ka ardhur pas shkeljes së kodit të sjelljes dhe politikave të sigurisë së ndjekura nga kompania. Sipas Google-it, Mitchell ka nxjerrë jashtë kompanisë skedarë të ndryshëm ekonomik.
Njoftimin për shkarkimin e Mitchell-it e ka dhënë drejtori i kërkimit të inteligjencës artificiale në Google, Zoubin Ghahramani, së bashku me avokatin e çështjes, në një takim me stafin duke mos dhënë shumë shpjegime.
Google-i e ka arsyetuar shkarkimin me faktin se ka ndjekur rekomandimet disiplinore të hetuesëve dhe të komisionit të rishikimit në përputhje me rregullat e ndjekura të etikës. Prej hetimit doli se shkelja e Mitchell-it përfshinte nxjerrjen e dokumenteve konfidenciale të ndjeshme ndaj biznesit dhe të dhënave private të punonjësve të tjerë.
Ky shkarkim pason heqjen e bujshne të shkencëtares së inteligjencës artificiale, Timnit Gebru, ku mijëra punonjës protestuan.
Sipas Reuters, Mitchell-i së bashku me Gebru-në kishin kërkuar larmi dhe përfshirje më të madhe në stafin kërkimor të kompanisë Google. Ato shprehën shqetësimin se Google-i po niste të censuronte letrat kritike ndaj produkteve të veta.
“Gebru tha se Google-i e shkarkoi pasi ajo vuri në dyshim një urdhër për të mos botuar një studim që thonte se inteligjenca artificiale e cila imiton gjuhën mund të dëmtojë popullatat e margjinalizuara”, sqaron Reuters.
Nga ana tjetër, Mitchell-i e kritikoi publikisht vendimin e marrë nga Google-i për të shkarkuar Gebru-në dhe për minimin e besueshmërisë së punës së saj si studjuese. Të dyja udhëhiqnin ekipin e inteligjencës arrificiale në Google.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com