Sport

Xhaka ka një mesazh falënderues për ndeshjen e 100-të me Zvicrën


Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, arriti 100 ndeshje me fanellën e Zvicrës, pikërisht në takimin miqësor ndaj Kosovës.

Xhaka përmes një postimi në rrjetet sociale, ka folur për të arriturat e tij deri më tani me Zvicrën, si dhe ka falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e sukseseve të tij.

“Është një ndjenjë e veçantë të përfaqësosh Zvicrën për herë të 100-të”, ka shkruar fillimisht Xhaka në profilin e tij privat në Instagram.

“Ky vend i mrekullueshëm ka bërë shumë për mua dhe familjen time dhe unë gjithmonë përpiqem të shpërblej mirëpritjen e ngrohtë që na është bërë”.

“Ka shumë trajnerë, bashkëlojtarë, tifozë dhe sigurisht anëtarë të familjes që më kanë ndihmuar kaq shumë gjatë rrugës. Ju jam jashtëzakonisht mirënjohës të gjithëve”.

“Dhe mezi pres për të ardhmen dhe atë që na pret si ekip. Jemi në një rrugë vërtet të mirë dhe do të vazhdojmë të japim gjithçka çdo ditë që jemi bashkë sepse kemi shumë kujtime të veçanta për të krijuar”, ka thënë Granit Xhaka.

Kujtojmë që Graniti është një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë e kombëtares zvicerane.

Vetëm pesë futbollistë kanë më së shumti paraqitje se Graniti me fanellën e helvetikëve.

Heinz Hermann mban rekordin me 119 paraqitje, pastaj Stephan Lichtsteiner me 108, Stephane Chapuisat me 103 dhe Xherdan Shaqiri me 102.

Dhe, kapiteni i Zvicrës mendon që shumë shpejtë do ta thyejë rekordin e Hermannm pasi që Xhaka është ende 29 vjeçar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore