Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se është e pamundur, që shteti shqiptar të heqë taksat mbi karburantin e aq më pak për ushqimet, pasi nëse do ta bënte këtë gjë, shteti do të falimentonte.
Sipas Ramës, taksimi është i vetmi themel, ku buxheti i shtetit mbështetet për të mbajtur gjithë mekanizmin funksional.
E vetmja mënyrë tjetër, sipas tij, që taksat të hiqeshin, do të ishte që ato të shtoheshin mbi biznesin e vogël. Mirëpo, nëse kjo gjë do të ndodhte, do të kishte pasoja shkatërruese për biznesin e vogël në këtë rast, i cili përbën edhe një pjesë shumë të madhe të punësimit në Shqipëri.
Në të vërtetë, për kryeministrin, ajo çfarë më shumë rëndësi ka, është që çmimi i energjisë elektrike po mbahet në të njëjtin nivel për konsumatorin. Kjo, pasi peshën e rritjes së tarifave, po i merr përsipër shteti, duke kompensuar vlerën dhe duke e lënë çmimin për kilovat në nivelin e mëparshëm.
Ndër të tjera, Rama ka theksuar se fakti është i pamohueshëm, që çmimet janë rritur për shkak të luftës në Ukrainë.
“Fakti është se këtë situatë e solli një luftë që as e nisëm ne dhe as e ndalojmë. Nëse rritja e çmimeve është diçka që vjen si rezultat i papërgjegjshmërisë, i pangopësisë ky është një fakt tjetër. Dhe që këtë e ka sjellë lufta duhet të jesh krejtësisht i papërgjegjshëm që ta mohosh”, vijoi kryeministri.
Sa u përket trendëve të tregjeve, numri një i Qeverisë pretendoi po ashtu se rritjet e uljet në Shqipëri janë tërësisht në përputhje me luhatjet në tregjet botërore. Kështu, duke përjashtuar akuzat për abuzim me çmimet.
Një fjalë, kryeministri nuk e kurseu as për protestat e zhvilluara për rritjen e çmimeve, të cilat sërish i cilësoi si “të turpshme”. Ndërsa, shtyrjen e tyre për ditën e shtunë, e zbërthen si arsye për të pritur faktorë politikë nga rrethet, në mënyrë që të shtohet pjesëmarrja.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Mazhoranca miraton projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë
-
Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi