Më në fund “ia hapi telefonin” – Zelensky flet me Mario Draghin dhe merr mbështetjen e madhe nga Italia
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin italian, Mario Draghi, pas disa replikave ironike gjatë ditës së djeshme, ku “trishtimit” që i kishte sjellë Draghit mos-përgjigja në telefon nga ana e Zelenskyt, ku i fundit i qe përgjigjur me ironi.
“Do ta ndaloj luftën dhe do të flas me ty në telefon”, shkroi Zelensky thuajse me tone sarkastike në Twitter.
Por, me sa duket, dy liderët e kanë lënë mënjanë shkëmbimin e batutave në distancë.
Vetë Zelensky, ka shkruar një status po në Twitter ditën e sotme, ku ka treguar se ka folur me Draghin dhe ka marrë një mbështetje shumë të madhe nga ana e kreut të Qeverisë italiane.
“Ky është fillimi i një faqeje të re për historinë e vendeve tona”, shkruan Zelensky. “Vetëm Mario Draghi, në një bisedë telefonike, ka mbështetur shkëputjen e Rusisë nga sistemi SWIFT, ka ofruar asistencë në mbrojtjen e vendit dhe ka mbështetur integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian”.
Përjashtimi i Rusisë nga sistemi SWIFT, shihet edhe si një ndër masat më drastike, por e cila pritet të japë ndër efektet më të mëdha ndaj Kremlinit.
Shtete të tjera gjithashtu e kanë mbështetur idenë, por ende duhet dialog për ta çuar deri në fund ndëshkimin e madh kundrejt Moskës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi