Ministri i Mbrojtjes ukrainas, Oleksii Reznikov, nëpërmjet një reagimi në median sociale Tweeter, ka reaguar në lidhje me njohjen e autonomisë së rajoneve të Donetsk-ut dhe Luhansk-ut dhe dërgimin e forcave të pretenduara si paqeruajtëse në dy zonat.
Sipas Reznikov, Kremlini nuk e njohu mëvehtësinë e rajoneve, por agresionin që po ndërmerr ndaj Ukrainës.
“Jemi të qetë dhe me vetëbesim. Kemi gatishmëri dhe jemi të aftë të mbrojmë veten dhe sovranitetin tonë”, shkruan Reznikov.
The Kremlin did not recognize self-proclaimed «DPR/LPR» -Kremlin recognized its own aggression against 🇺🇦. We remain confident and calm. We are ready and able to defend ourselves and our sovereignty. World cannot be silent. Sanctions? Another brick in the wall? New Berlin Wall?
— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) February 22, 2022
Ndërkaq, ai nuk ngurron të japë edhe një mesazh, deri diku të koduar, për Perëndimin.
“Bota nuk mund të rrijë në heshtje. Sanksione? Një mur i ri Berlini?”, shtron pyetjet ai.
Në fakt, të parat janë paralajmëruar qartësisht nga fuqitë e mëdha perëndimore, se do të ndërmerren ndaj Rusisë, deri në pikën sa mund të kemi sanksione edhe ndaj një emri të vetëm të përveçëm, si Vladimir Putin.
Ato pritet të vendosen në orët e pasdites. Ndërsa, bota po mban frymën dhe sytë i ka në Ukrainën lindore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi