Bordi Rregullativ i Komunitetit të Energjisë (ECRB), përmes një komunikate ka thënë se po i kujton autoriteteve në Kosovë se duhet të sigurojnë që Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), të ushtrojë detyrën në mënyrë të pavarur dhe pa ndonjë presion apo ndikim politik.
Në komunikatë, thuhet se pavarësia e Rregullatorit të Energjisë është kërkesë ligjore në përputhje me Traktatin e Komunitetit të Energjisë.
“ECRB thekson se të gjithë jemi duke kaluar nëpër një krize energjetike dhe çmimet që përcakton ZRRE ofrojnë siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në sistemin energjetik”.
“Dua të potencoj se masat për mbrojtjen e konsumatorëve dhe tërë sistemit energjetik janë thelbësore për zgjidhje sistematike afatgjata”, thuhet në reagimin e tyre.
Ata kanë bërë thirrje se nëse ka palë që besojnë se vendi i Rregullatorit nuk është në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës, vendimet e ZRRE-së mund të kontestohen vetëm në gjykatë.
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjsë (ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka konfirmuar se tarifat e reja të rrymës kanë hyrë në fuqi nga 9 shkurti i këtij viti.
Ai në një konferencë për media, ka theksuar se është detyrë e KESCO që ta zbatoj këtë vendim.
“Vendimi hynë fuqi që nga 9 shkurti. Është obligim i KESCO që ta zbatoj atë vendim të Bordit të ZRRE-së. Ky vendim i ZRRE-së publikohet në një afat prej 30 ditësh”, tha Fejzullahu.
Me 8 shkurt, me pesë vota për dhe asnjë kundër, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, merr vendim shtrenjtimin e tarifës së energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kW në muaj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel