Pa dashur pasditen e 10 shkurtit, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Shtëpia Lirisë”, ish-kryetari i Partisë Demokratike i degës së Vorës, Pëllumb Brusha ka përmendur emrin e Lulzim Bashës.
Ngatërrimi ka ardhur me mbiemrin pasi emrin kandidati për Bashkinë Vorë e ka të njëjtë me kryedemokratin Basha.
“Së bashku në datën 6 mars të nxjerrim kandidatin tonë Lulzim Basha”, është shprehur ai, por menjëherë e ka kuptuar ‘gafën’ duke vendosur dorën në gojë, ku ka shkaktuar të qeshura në sallë.
Menjëherë ai e rregulloi duke u shpehur, “vota për Lulzim Vrana, kryetarin e Bashkisë së Vorës”.
Ndërkaq ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij tha se Lulzim Vrana do të shënojë ndryshimin e madh që i duhet vendit.
“Investimet këtu në bashkinë e Vorës janë pakësuar, nuk ka pasur investime në infrastrukturë, në rrugë në kanalizime dhe për fermerët”, tha Berisha në fjalën e tij duke akuzuar socialistët në pushtet se i kanë kthyer shpinën Vorës.
Ai e mbylli duke thënë se, “6 marsi është një ditë e madhe jo vetëm për ju dhe Vorën, por për të gjithë Shqipërinë”.
Po në të njëjtën koha Partia Demokratike me nënkryetaren Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj po prezantonin kandidatin e Durrësit, Luan Hotin.
Kujtojmë që koalicioni “Shtëpia e Lirisë” është regjistruar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi – midis Lëvizjes Socialiste për Integrim, Komisionit të Rithemelimit dhe Partisë Demokristiane.
Mirëpo, në letër, fraksioni i Berishës brenda Partisë Demokratike, nuk do të jetë pjesë e koalicionit.
Nën argumentimin se simbolet e PD-së, nuk mund të përdoren përveçse nga Partia Demokratike. Pra, Komisioni i Rithemelimit, de jure nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve, por de facto po.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Ndryshime në kabinetin Rama, emërohen disa zv.ministra të rinj
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
-
Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi