Shumëkush e quan atë të çmenduar, për shkak të vizionit që ka mbi zhvendosjen e njerëzimit në planetin Mars dhe egocentrizmin e tij.
Por, këtë herë, Elon Musk, e ka ekzagjeruar tërësisht, pasi ka shpallur çmimin e abonimit mujor për internet nëpërmjet rrjetit të tij satelitor “Starlink”, i cili do të ketë një bazë prej 500 dollarësh.
Madje, instalimi fillestar i pajisjes, do të shkojë në 2 mijë e 500 dollarë.
Shumëkush mund të thotë se kjo është një çmenduri, në epokën kur interneti është shumë i aksesueshëm kudo dhe çmimet mesatare nuk shkojnë më shumë se 20-30 dollarë në abonime mujore.
Ndaj, çmimi i “Starlink”, është mbi 10-fish më i lartë se interneti i zakonshëm.
Përtej këtij fakti, asnjë shërbim tjetër, nuk mund të bëjë atë çfarë “Starlink” bën.
Mund të jesh në Antarktidë, në Polin e Veriut, në mes të një xhungle apo të një shkretërire. Interneti, nuk do të mungojë.
Falë antenës marrëse të transportueshme, një person mjafton ta lejojë atë të lidhet me rrjetin satelitor dhe brenda pak minutash, do të ketë një lidhje stabël me një shpejtësi deri në 500 mb për sekondë.
Ajo çfarë është akoma më mbresëlënëse, është fakti se latenca është vetëm 20 deri në 40 milisekonda. Pra, një vonesë e papërfillshme.
Çmenduri ose jo, “Starlink” do të mund të blihet nga të interesuarit për 2 mijë e 500 dollarë. Fatura e përmuajshme më pas, do të jetë e kripur, por e pandalshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Ndryshime në kabinetin Rama, emërohen disa zv.ministra të rinj
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
-
Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi