Kosova përkujton sot më 22 janar sulmin e dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.
Zyra e kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se kryeministri, Albin Kurti, do të bëjë homazhe në ora 9:00 te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Në mëngjesin e hershëm të 22 janarit të vitit 1998, njësitë policore serbe të regjimit të Sllobodan Millosheviçit kishin filluar një operacion kundër familjes së Adem Jasharit në Prekaz të Skenderajt.
Ky sulm nuk ishte sulmi i parë mbi familjen Jashari. Por, as i fundit, mirëpo data 22 janar njihet si rrethimi i dytë i forcave okupuese mbi familjen Jashari.
Regjimi serb nuk e kërkonte vetëm Adem Jasharin, por kërkonte edhe Hamzën, Rifatin dhe babën e tyre Shaban Jasharin.
Më 22 janar, Ademi nuk ishte në shtëpi, nuk ishte as Rifati- i cili gjendej në Gjermani, por aty ishte Shabani me të birin Hamzën dhe nipat e mbesat e tij.
Policia serbi kishte sulmuar shtëpitë e Jasharajve, për disa orë rresht, ndërsa Jasharajt iu kishin kundërvë po me të njëjtën “gjuhë” forcave të regjimit të Millosheviçit, duke i detyruar të zmbrapsen.
Gjatë sulmit, ishin plagosur Selvete Jashari, vajza e Hamzës dhe Ilirjana Jashari, vajza e Rifatit.
Në më pak se dy muaj, përkatësisht me 5, 6 dhe 7 mars, regjimi serb do të ndërmarr operacionin “përfundimtarë” kundër Jasharajve, për t’i eliminuar dhe për ta ndalë organizimin e rezistencës shqiptare kundër dhunës dhe shtypjes që i bënte Serbia, duke ju dhënë një “leksion” se si do të përfundojnë shqiptarët të cilët nuk i binden regjimit të Millosheviçit.
Pas luftimeve që kishin zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht për të mos rënë kurrë 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jasharin.
Mirëpo, shqiptarët pikërisht në dhimbjen më të madhe që pësuan deri atëherë, gjetën forcën dhe u mobilizuan gjithandej vendit, që t’i dalin armikut serb ballë – përballë, që ta shporrin njëherë e përgjithmonë Serbinë dhe regjimin e Millosheviçit nga Kosova.
Heroi i kombit, Hamëz Jashari në një intervistë të rrallë tregon se si ka ndodh sulmi i 22 janarit.
https://www.youtube.com/watch?v=KLemaP199Qs
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel