“Një ekip lufte, është më shumë se thjesht plumba e çizme”.
Është ky përshkrimi, me të cilin faqja e pranisë së NATO-s në Letoni ka shpërndarë fotografitë e Forcave të Armatosura Shqiptare, në kuadër të një stërvitjeje ushtarake.
Në qendër të vëmendjes së kësaj stërvitjeje, kanë qenë elementet e detektimit dhe çaktivizimit të minave apo predhave të ndryshme.
Ajo është zhvilluar në kampin Adazi, Letoni, vend i cili nuk është shumë larg kufirit me Rusinë.
Situata në Evropë është e nxehtë, në një kohë kur mes SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe Rusisë nuk po gjendet një zgjidhje për konfliktin që mund të shpërthejë në Ukrainë, në rajonin e Donbassit.
Bisedimet e fundit mes kryediplomatit amerikan, Antony Blinken dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov, nuk kanë qenë të suksesshme, edhe pse me tone të qeta.
Rreth 100 mijë trupa ruse ndërkohë, ndodhen pranë kufirit me Ukrainën, në gatishmëri për çdo rezultante.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Ndryshime në kabinetin Rama, emërohen disa zv.ministra të rinj
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
-
Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi