Shefi Ekzekutiv i Uber Technologies,Dara Khosrowshahi, tha të enjten se kompania diskutoi dhe “hodhi poshtë shpejt” idenë për të investuar në bitcoin. Ai i tha kompanisë mediatike, CNBC, se kompania e tij mund të pranonte kriptovalutat si pagesë.
“Ne do të mbajmë paratë tona të sigurta. Nuk jemi në biznesin e spekulimeve”.
“Ashtu si ne pranojmë të gjitha llojet e monedhave vendase, ashtu do veprojmë edhe me kripovalutat”.
“Nëse ka ndonjë përfitim, do ta bëjmë”, tha CEO-ja i Uber kur u diskuatua nëse do të pranojnë pagesa me Bitcoin.
Nga ana tjetër, kompania e automjeteve elektrike Tesla, para pak ditësh investoi 1.5 miliardë dollar në bitcoin. Elon Musk, shefi ekzekutiv i Tesla-s tha se Bitcoin-i ishte “në prag” për t’u pranuar më gjerësisht nga investitorët.
Pas këtij njoftimi, Bitcoin-i shënoi një rritje deri në 43 mijë e 625 dollarë.
Kriptomonedhat e tjera më të vogla, Etherum-i dhe XRP-ja u rritën gjithashtu, përkatësisht deri në 5% dhe 4% më shumë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi