Sport

Benzema me dyshime mbi të ardhmen te Real Madrid


Francezi Karim Benzema ka shfaqur dyshime mbi rinovimin e kontratës me Real Madrid, kontratë kjo që skadon në verën e vitit 2022.

Raporton e përditshmja spanjolle MARCA, duke thënë që francezi mund të vendosë që mos të rinovoj kontratën.

Benzema gjithmonë ka thënë që nëse nuk është në formën më të mirë, do ja lëshoj vendin dikujt tjetër.

Kjo është pikërisht edhe arsyeja mbi dyshimet e francezit.

Benzema do jetë 35 vjeç gjatë verës së 2022-tës.

Karim është golashënuesi më i mirë i Real Madrid këtë sezon, me 16 gola në të gjitha kompeticionet.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore