Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur se shteti i tij gjatë kryesimit të Presidencës se “blloku evropian do të punojë së bashku me Komisionin Evropian edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Macron këto i tha gjatë një konference të përbashkët për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ndërsa, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen theksoi se e mirëpret faktin që Franca, si një shtet me peshë të madhe politike dhe me përvojë ka marrë kryesimin e Presidencës.
Ndërsa shtoi se institucioni që ajo udhëheqë, do të jetë në dispozicion për të bashkëpunuar në realizimin e pritoriteve të përbashkëta të BE-së.
Macron dhe von der Leyen folën për gazetarët pas takimit të parë të punës që pati kolegji i Komisionarëve të BE-së me Qeverinë franceze, si kryesuese e radhës së BE-së.
Nga 1 janari i 2022, Franca ka marrë kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian që do të zgjasë deri në fund të muajit qershor.
Ndërsa, janë bërë të ditur një varg prioritetesh që ka caktuar Franca si tema para se t’ia dorëzojë Çekisë kryesimin e radhës për pjesën e dytë.
Franca ka paralajmëruar se kujdes i shtuar do t’i kushtohet Ballkanit Perëndimor, përveç temave që kanë të bëjnë me forcimin e autonomisë strategjike të BE-së, rritjes së kapaciteteve mbrojtëse, reformën e zonës së Shengenit, zbatimin e qëllimeve për mbrojtjen e mjedisit, energjinë e tema tjera.
Diplomatët kanë specifikuar dy probleme kryesore, njëra për krizën aktuale politike në Bosnje e Hercegovinë dhe tjetra raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilat po zhvillohet dialogu në Bruksel i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Krasniqi: Drafti aktual i Asociacionit i papranueshëm, do e sjellim një të ri
-
Lista Serbe kërkon nga SHBA-të një përfshirje më të madhe në mbrojtjen e të drejtave të serbëve
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Prokuroria pritet të përfundojë me dëshmitarët në prillin e vitit të ardhshëm
-
S’preferojmë të bashkëpunojmë me LVV-në, PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, thotë Krasniqi
Lajmet kryesore
-
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Begaj: Konfliktet, rrezik serioz për sigurinë
-
Stërvitja “Corridor VIII Response” thekson rëndësinë strategjike të Shqipërisë në NATO, thotë Vëngu
-
Lindja e Mesme: Konflikti ka shpërthyer, por një luftë totale nuk është në interesin e askujt
-
Krasniqi: Drafti aktual i Asociacionit i papranueshëm, do e sjellim një të ri