Kosova

AGK uron dhe falënderon gazetarët kosovarë për raportim korrekt gjatë vitit 2021


Gazetaret ne detyre

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka falënderuar të gjithë kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë për punën e palodhshme përgjatë vitit 2021.

Përkushtimi i gazetarëve ishte i lartë, pavarësisht se ishte vit sfidues.

“Do të ishte pothuajse e pamundur të qëndronim të informuar për zhvillimet e fundit politike, shëndetësore, ekonomike, arsimore, kulturore e sportive në vend, pa përkushtimin tuaj”.

Me rastin e përfundimit të vitit, AGK-ja përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë një falënderim të veçantë, i cili u dedikohet veçanërisht atyre që në kohë festash punojnë për të informuar publikun.

“Një falënderim i veçantë u dedikohet të gjithë kolegëve që në kohë festash punojnë për të raportuar e informuar drejt publikun. Njëherësh, u bëjmë thirrje të raportojnë në AGK, nëse punëdhënësit nuk do t’ua kompensojnë ditët e pushimit. Urime festat, qoftë 2022 vit i mbarë!”, është shkruar në njoftimin e AGK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore