Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, duke iu drejtuar Kryeministri të vendit, Albin Kurti, ka thënë se “është e kotë përpjekja e tij që t’i fajësojë qeveritë e kaluara për terrin në pikën e dimrit, sepse qytetarët e dinë që ky problem ka kohë që nuk ekzistonte në vendin tonë”.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka theksuar se Kryeministri paska vazhduar që t’i fajësojë të tjerët “për të arsyetuar pazotësinë e tij që të ballafaqohet me krizën energjetike”.
“Kryeministër, pazotësia e juaj vetëm sa po e thellon krizën në të gjitha segmentet e shoqërisë. Je Kryeministër që t’iu shërbesh qytetarëve dhe të ofrosh zgjidhje para se të akuzosh të tjerët”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, Kosova ka më shumë se një dekadë që nuk ka probleme me furnizim me energji elektrike.
“Ka më shumë se një dekadë që premtimi për furnizim të rregullt me energji elektrike nuk ekziston në fjalorin e politikanëve”, shtoi ajo.
Përveç Deliut, edhe ish-kryengociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, i ka reaguar Kurtit, teksa iu referua deklarimeve të tij se fajin për krizën me energji elektrike e kanë qeveritë e kaluara.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se qeveritë janë për të zgjidhur problemet, prandaj edhe marrin votat e përgjithshme.
“Qeveritë janë për të zgjidhur problemet sepse për këtë punë kanë marrë votat, dhe jo për të fajësuar qeveritë e kaluara”, ka shkruar Tahiri.
Ndërkaq, Kryeministri Kurti, në fjalimin e tij në mbledhjen e 45-të të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka kritikuar ish-qeveritë.
“Ajo që gjetëm në shumë pjesë ishte më keq se që e mendonim, një shtet përtokë që gjakonte në gjitha anët e tërësisht i papërgatitur për sfidat e shekullit të 21-të”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel