Përballje

Rrahmani, njeriu u ndeshjes në fitoren ndaj Milan-it


Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani, po vazhdon të shkëlqejë me formën e tij te Napoli.

Ai pati një paraqitje fantastike në ndeshjen e fundit të xhiros së 18-të në Serie A, ku ekipi i tij Napoli, e mposhti Milan-in, me rezultat minimal 0:1.

Qendërmbrojtësi kosovar ishte lojtari më i mirë në këtë ndeshje nga dyja ekipet, duke u vlerësuar me notën 7.7.

Sikurse në çdo lojë, edhe këtë mbrëmje Rrahmani shfaqi lojë shumë të mirë, duke mos lënë futbollistët kundërshtarë të depërtojnë në zonë.

Ndërkaq, sa i përket ndeshjes, napolitanët fituan atë, me golin e vetëm të shënuar nga maqedonasi, Elif Elmas, që në minutën e pestë të takimit.

Me këtë fitore, Napoli ngjitet në pozitën e dytë në tabelë, me 39 pikë, aq sa ka edhe Milan-i i vendit të tretë, ndërsa lider mbetet skuadra e Inter-it, me 43 pikë.

Sa i përket Rrahmani-t, ai tashmë është një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Napol-it që nga xhiro e katërt të këtij edicioni, duke luajtur në çdo takim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore