Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur ankesat dhe shqyrtimin e tyre në lidhje me procesin rekrutues në konkursin për pranimin e ushtarëve aktiv të FSK-së.
Sipas njoftimit, bordi Përzgjedhës i kandidatëve në konkursin për pranimin e ushtarëve aktiv në FSK, në fazën e testimit fizik ka pranuar një numër të ankesave të rregullta.
“Bazuar në Rregulloren Nr. 03/2020 për rekrutim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, neni 37, këto ankesa janë proceduar si në vijim: 130 ankesa janë aprovuar dhe janë ftuar për testim me 16.12.2021 në Prishtinë; 88 ankesa janë refuzuar dhe janë proceduar për Bordin e ankesave”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Ndërkaq, bëhet e ditur se ka pasur ankesa të cilat nuk janë trajtuar pasi kanë qenë jashtë afatit të ankesave.
“8 ankesa kanë qenë të adresuara nga kandidatët të cilët kanë munguar gjatë javës së testimit për shkak të mungesës së dokumenteve të zotësisë dhe janë testuar të premten; 10 ankesa nuk janë trajtuar për shkak së kanë qenë jashtë afatit të ankesave”.
Ministria ka sqaruar se në listë për ritestim është ftuar edhe një kandidat, i cili gjatë testimit i janë kalkuluar gabimisht pompat dhe barkoret.
“Prandaj është ftuar në ritestim më datë 16.12.2021 për shkak të gabimit përkatës. Prandaj në listën për ritestim në total janë 131 kandidat. (130 ankesa te aprovuara dhe 01 kandidati në fjalë)”.
Nga ky proces, të planifikuar për ritestim ishin 131 kandidatë nga të cilët prezent ishin 112 kandidatë, ndërsa kanë munguar 19 prej tyre.
“88 kandidatët e refuzuar nga Bordi Përzgjedhës janë proceduar për Bordin e Ankesave. Pas vendimit të Bordit të Ankesave, kandidatët do të njoftohen dhe Bordi Përzgjedhës do të veprojë sipas vendimit të Bordit për Ankesa”, sqarohet tutje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi