Ferran Torres është emri i përzgjedhur nga Barcelona për të përforcuar sulmin e skuadrës.
Klubi katalunas është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e sulmuesit spanjoll, që aktualisht luan në radhët e Manchester City-t.
Reprezentuesit e futbollistit ishin të martën e kaluar në Barcelonë dhe i dhanë një shtysë operacionit, që duket se është biseduar gjatë në muajt e fundit.
Mesa duket, këto tratativa kanë arritur pikën e fundit të tyre tani.
Sot, në vizitë nga Barcelona në Manchester ishte zv. Presidenti i klubit Mateu Alemany.
Siç raporton Marca, marrëveshja është arritur mes klubit dhe futbollistit, kurse tani mungon vetëm marrëveshja mes dy klubeve.
Blaugranët i kanë premtuar Torres-it që ai do të ketë një rol shumë të rëndësishëm te Barcelona, gjë që futbollistit po i mungon te Manchester City.
Dëshira e Barcelonës është që operacioni të mbyllet në janar, por mbetet të shihet gjendja financiare e klubit.
Përkundër se gjendja nuk duket e mirë te Barcelona, po punohet që të arrihet një formulë për transferimin.
Barcelona po e shqyrton huazimin në janar, por me detyrim blerjeje në fund të sezonit. Mbetet të shihet në janar, nëse Ferran Torres do rikthehet nga lëndimi me fanellën e Barcelonës apo me fanellën e Manchester City-t.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë