Kampionate

Goditi me shishe Payet-in, kërkohet burg për tifozin


Ligue 1 në Francë po kthehet gjithnjë e më shumë në një ligë të dhunshme. Nga pesë ligat më të forta në Evropë, ajo ka pasur episodet më të “shëmtuara” brenda stadiumeve këtë sezon.

Kanë qene disa ndeshje që janë ndërprerë përkohësisht ose përfundimisht për shkak të dhunës. E fundit ishte ajo mes Lyon-it dhe Marseille-s.

Derbi i Francës u ndërpre pasi një tifoz i Lyon-it gjuajti me shishe lojtarin e Marseille-s, Dimitri Payet-in. identifikimi i autorit u bë në kohë, por tashmë ai do të përballet me drejtesinë.

Për incidentin e ndodhur, gjykata ka vendosur të burgos tifozin për gjashtë muaj dhe t’i ndalojë hyrjen në stadium për pesë vitet e ardhshme.

Ndërkohë, në vijim pritet plani i masave të reja nga Ligue 1, për të ndaluar dhunën dhe episodet që i prishin imazhin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore