Ndeshja e Ligue 1 mes Lyon dhe Marseille në stadiumin Groupama është pezulluar pasi një tifoz hodhi një shishe të plotë me ujë në drejtim të Dimitri Payet.
Lojtari i Marseille po përgatitej për një goditje nga këndi në fund ku qëndrojnë ultrasit e Lyon-it, kur shishja e ujit goditi anën e majtë të fytyrës së tij.
Payet shpejt ra në tokë dhe, të vetëdijshëm për atë që sapo kishte ndodhur, portieri i Lyon, Anthony Lopes dhe mesfushori Houssem Aouar filluan t’i luteshin mbështetësve që të mos bënin asgjë tjetër.
Lojtarët e Marseille e rrethuan menjëherë Payet-in përpara se disa lojtarë të Lyonit ta bënin këtë.
Gjyqtari u tha lojtarëve që të tërhiqen në dhomën e zhveshjes ndërsa Payet merr kujdesin mjekësor, pasi i është nënshtruar një testi tronditjeje në fushë.
Në orën 21:06 u bë njoftimi se ndeshja do të rifillojë, pak më shumë se një orë pasi ndodhi incidenti. Në orën 21:23, me lojtarët e Lyon-it që kishin dalë për t’u ngrohur ndërsa lojtarët e Marseille-s mbetën në dhomën e zhveshjes, vetë lojtarët e Lyon u tërhoqën përsëri brenda.
Më në fund, në orën 21:43 u njoftua se ndeshja mes Lyonit dhe Marseille është shtyrë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi